Manchester United është lider në Grupin F një xhiro para përfundimit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
“Djajtë e Kuq” e kanë mundur 2:0 në udhëtim Villarrealin, për të pushtuar vendin e parë në një grup interesant, pasi tashmë spanjollët mund të përfundojnë në pozitën e tretë, nëse Atalanta e fiton sonte sfidën e saj.
Golin e epërsisë e shënoi Cristiano Ronaldo.
Në minutën e 78’, vendasit bën një gabim nga i cili nuk fali CR7, duke realizuar për 1;0.
Për Ronaldon ishte goli i gjashtë ne pesë ndeshje këtë edicion.
Në fund, për 2:0 shënoi edhe Sancho.
https://www.youtube.com/watch?v=YZ1JnjKoEwU&ab_channel=ElDiez-Tops
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.