Manchester United dhe Bayern Munich do të përballen në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Old Trafford”, duke filluar nga ora 21:00.
Djajtë e Kuq renditen në vendin e katërt me katër pikë të grumbulluara, teksa u duhet me patjetër fitorja ndaj bavarezëve dhe sfida tjetër në mes Copenhagen dhe Galatasaryt të mbyllet me barazim për të shpresuar për t’u kualifikuar në fazën e nokautit.
Ndërkohë Bayerni pozicionohet në pozitën e parë me 13 pikë dhe e ka siguruar kualifikimin tutje, teksa do të synoj fitoren ndaj gjigantit anglez për të vazhduar serinë pa humbje në fazën e grupeve.
Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.