Manchester United nuk ka arritur të marrë mësim nga humbja e javës së kaluar nga Bournemouth.
Edhe këtë javë pësoi nga Wolves, duke u mposhtur me rezultat 2-0.
Pjesa e parë u duk sikur po shkonte në favor të mysafirëve, duke krijuar disa raste shënimi.
Mirëpo në pjesën e dytë, Bruno Fernandes u ndëshkua me të kuq që në minutat e para.
Kështu, vendësit shfrytëzuan këtë rast, duke marrë lojën nën kontroll.
Rreth 10 minuta pas kartonit të kuq, Matheus Cunha shënoi për 1-0.
E 9 minuta pas kohës së rregullt, Hee-Chan Hwang shënoi për 2-0.
Kështu, United gjendet në pozitën e 14-të me 22 pikë të tubuara, në krahasim me Wolves që gjendet në pozitën e 17 me gjithsejtë 15 pikë në total.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.