Një raport i ri i UNICEF-it ka gjetur se fëmijët nën moshën dy vjeçare nuk po marrin ushqyesit e nevojshëm për rritje, duke çuar në një dëm të pakthyeshëm zhvillimor.
Raporti është publikuar para Samitit të Kombeve të Sistemeve Ushqimore që do të mbahet më 23 shtator në Nju Jork. E titulluar ‘Të ushqyerit për të dështuar? Kriza e dietave të fëmijëve në fillim të jetës”, ajo tërheq vëmendjen se si urgjencat shëndetësore si COVID-i, së bashku me rritjen e varfërisë, konfliktit, pabarazisë dhe fatkeqësitë e lidhura me klimën po kontribuojnë në krizën e vazhdueshme të të ushqyerit te fëmijët e vegjël.
"Marrja e dobët ushqyese në dy vitet e para të jetës mund të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme trupin dhe trurin e fëmijëve që rriten me shpejtësi, duke ndikuar në shkollimin e tyre, perspektivat e punës dhe të ardhmen. Në fakt, ndërprerjet e vazhdueshme të COVID-19 mund ta përkeqësojnë situatën shumë më tepër”, ka thënë drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Henrietta Fore.
“Raporti studioi 91 vende dhe zbuloi se vetëm gjysma e fëmijëve midis 6-23 muajsh ushqehen me numrin minimal të rekomanduar të vakteve çdo ditë. Vetëm një e treta e fëmijëve konsumojnë numrin minimal të grupeve ushqimore që u nevojiten për të lulëzuar. Analiza e mëtejshme e 50 vendeve me të dhënat e disponueshme të trendit zbulon se këto modele të dobëta të ushqyerjes kanë vazhduar gjatë dekadës së fundit”, ka shtuar ajo.
COVID-i gjithashtu ka ndikuar në mënyrën se si familjet ushqejnë foshnjat. Për shembull, një sondazh i kryer midis familjeve urbane në Xhakartë zbuloi se gjysma e familjeve janë detyruar të zvogëlojnë blerjet e ushqimeve. Si rezultat, përqindja e fëmijëve që konsumojnë numrin minimal të rekomanduar të grupeve ushqimore ra me një të tretën në vitin 2020, në krahasim me vitin 2018.
Marrja e pamjaftueshme e lëndëve ushqyese në moshë të hershme mund t'i vë fëmijët në rrezik të zhvillimit të dobët të trurit, të mësuarit të dobët, imunitetit të ulët, rritjes së infeksioneve dhe potencialisht, vdekjes, paralajmëron UNICEF.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.