Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, sot nga ora 12:00 Panairi i Librit hapi dyert në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore që mbledh shtëpi botuese, autorë dhe dashamirës të librit nga Kosova dhe rajoni.
Në këtë panair është promovuar edhe libri i titulluar "Unë jam Majlinda Kelmendi" që flet për sukseset dhe rrugëtimin e xhudistes kosovare, raporton Klankosova.tv.
Ky libër ka për autorë: Teuta Berisha dhe Ylber Cërvadikun.
Ndryshe, vizitorët do të kenë mundësi të njihen me botimet më të reja, të marrin pjesë në promovime librash dhe aktivitete të ndryshme letrare që do të zhvillohen gjatë ditëve të panairit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.