28.07.2016 · përditësuar para 3639 dite1 min lexim
Shqiptarë e serbë u bënë bashkë dhe shkuan ta vizitojnë kishën ortodokse në Kamenicë.
Atyre u janë shpjeguar disa nga investimet që do të bëhen në të.
Këta të rinj u njohën falë një projekti të UNDP-së dhe Bashkimit Evropian: "Ndërtimi i besimit përmes mbrojtjes kulturore në Kosovë" (Confidence Building through Cultural Protection in Kosovo).
Nilgun Arif, menaxhere e projektit, tha se ky projekt do të implementohet edhe në Ferizaj, Gjilan dhe Lipjan, me bindjen se me këtë nismë do të rritet besueshmëria ndëretnike nëpërmjet mbrojtjes së monumenteve kulturore në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Ky grup vizitoi edhe xhaminë e Kamenicës, e cila po ashtu do të restaurohet.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.