Një çift nga Kalifornia e ShBA-së përjetoi një moment paniku gjatë fotosesionit të fejesës në Park City, Utah, kur unaza u zhduk nga gishti i gruas.
Kim Zaw dhe Phil Mui, së bashku me fotografen e tyre Sabrina Boehlke, e kuptuan humbjen e unazës vetëm 10 minuta pas fillimit të seancës fotografike. Pas dy orësh kërkimi, duke përfshirë përdorimin e një detektori metalik nga ekipi i Park City Ski Patrol, unaza u gjet nga Mui, i cili e pa të shkëlqente në dëborë.
"Kur Phil më tha se e gjeti, thjesht nuk mund të besoja, dhe fillova të qaj nga gëzimi", tha Zaw.
https://www.youtube.com/watch?v=IYVBr63Fx7k
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.