Studiuesi i letërsisë, Bernard Çobaj, ka qenë i ftuar në emisionin KultOra në Klan Kosova, ku ka folur kalimthi për “Uliksin”, kryeveprën moderniste që mban firmën e shkrimtarit irlandez, Xhejms Xhojs.
Çobaj flet për “mbytjen” e rrëfyesit të gjithëdijshëm te kjo vepër, duke thënë se Xhojsi këtë e bën jo për arsye estetike, por për shkak të së vërtetës.
“Xhejms Xhojsi këtë nuk e bën për çështje kreative ose estetike. E bën për shkak të së vërtetës”, thotë Çobaj.
Xhejms Xhojsi ka dashur që ta shohë botën ashtu siç është. Pra, nuk ka pasur asnjë element të jetës ndaj të cilës ai ka ndier një lloj turpi”.
Ai ngreh një paralele me përroin e ndërdijes dhe monologun e brendshëm me të tanishmen e rrjeteve sociale, ku në njëfarë mënyre derdhen si përrua të gjitha mendimet që bien në kokë dhe plasohen në kyçjet LIVE të personave të caktuar.
“Pak a shumë, sot në kohën e platformave të ndryshme edhe ku kemi Instagram Live dhe rrjete tjera që janë LIVE, praktikisht Uliksi do të ishte sikur t’ia lexojmë dikujt brendësinë, mendjen, sikur të nxjerrë atë çka është përbrenda LIVE para të gjithëve. Kjo ishte edhe tendenca e Xhojsit”.
https://www.youtube.com/watch?v=qZB46XYbC40
Çobaj po ashtu shërben si ushtrues detyre i ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.