Lajmet e fundit

"Në këtë tryezë janë duke u trajtuar tema si: analizë e situatës aktuale në lidhje me kapacitetet e Shkrimit të Projekteve në IAL partnere, situata në lidhje me cilësinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, sigurimin e brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë, sfidat dhe perspektivat në arsimin e lartë të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që kjo situatë të përmirësohet", njofton Universiteti "Kadri Zeka" përcjell Klan Kosova.
Shumica nga pjesëmarrësit e projektit po ndjekin drejtpërdrejtë këtë tryezë, ndërsa pjesa më e madhe në mënyrë virtuale nga platformat online.
”Pjesëtarë të kësaj tryeze janë përfaqësuesit e ministrive të arsimit në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe universitetet pjesëmarrëse të projektit QUADIC, si: Universiteti “Kadri Zeka”, i cili njëherësh është koordinator i projektit, “International Business College Mitrovica”, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Universiteti “Ukshin Hoti”, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universiteti “Cote D’Azur”, Universiteti Teknik i Sofias, Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, Universiteti i Ljubljanës, Kolegji Heimerer, Universiteti “Haxhi Zeka”, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, European University of Tirana, Kolegji UBT, Universiteti “Fan Noli”, Universiteti i Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, University for Foreigners of Perugia, si dhe Ministria e Edukimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë".