26.08.2018 · përditësuar para 2875 dite1 min lexim
Në Ukrainën rurale një njeri nga Karolina e Veriut është kthyer në rrënjët e tij duke u zhvendosur në një fshat me një popullsi prej 500 personash, transmeton Klan Kosova.
Yuriy Fedynsky, 43 vjeçar i lindur në disasporën e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u zhvendos në vendin e pasardhësve të tij dhe filloi të ringjallë traditën pothuajse të humbur të baladave lirike të njohura si “Dumas”.
"Për të ringjallur një traditë ju duhet të gjeni elemente të traditës së humbur", tha Fedynsky. Ai e përshkroi këtë si të vështirë dhe pa instrumente të mbijetuara për të punuar.
Këto këngë ishin të njohura në Ukrainë nga shekulli i 15-të, por tradita u harrua pas represionit sovjetik gjatë viteve të 1930-ta.
Fedynsky jeton në Kryachkivka, një fshat në lindje të Kievit, që besohet të ketë qenë dikur shtëpia e një grupi të muzikantëve të verbër.
Për të parë videon klikoni në linkun më poshtë:
https://www.reuters.com/article/us-ukraine-culture-musician/in-rural-ukraine-an-american-rekindles-a-lost-music-tradition-idUSKCN1L90N4
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.