Ukraina ka regjistruar 11 mijë e 787 raste gjatë 24 orëve të fundit, një rekord i ri.
Ministri i Shëndetësisë së këtij vendi Maksym Stepanov tha se virusi po përhapet me një "shpejtësi uragani".
Presidenti Volodymyr Zelensky aktualisht është në spital me virusin.
Bllokadat e fundjavës do të jenë në fuqi në të gjithë vendin deri në fund të muajit.
Shumica e bizneseve, me përjashtim të dyqaneve ushqimore, barnatoreve dhe transportit, raporton agjencia e lajmeve Reuters, transmeton Klan Kosova.
Ukraina ka regjistruar më shumë se 515,000 raste dhe 9,422 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.