Shteti i Ukrainës i ka ndaluar hyrjen për pesë vjetët e ardhshme, aktorit të famshëm amerikan Steven Seagal.
Shërbimet sekrete ukrainase e konsiderojnë yllin e filmit si kërcënim kombëtar, duke e bërë atë kështu një prej disa figurave të famshme që gjendjen në listë të zezë, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.
Arsyetimi i tyre është se Seagal ka kryer veprime të rrezikshme shoqërore.
Ky ndalim për aktorin e famshëm vjen pasi ai ka marrë nënshtetësinë e Rusisë, madje për këtë është mbajtur edhe një ceremoni ku pasaportën ruse Seagal-it ia ka dorëzuar presidenti i këtij vendi, Vladimir Putin.
Më poshtë mund të shihni një video teksa Seagal luan në film:
https://www.youtube.com/watch?v=BsbYE-Q474I&app=desktop
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.