Në eventin UFC 321 në Abu Dhabi, Tom Aspinall dhe Ciryl Gane u përballën për titullin e peshës së rëndë.
Lufta e shumëpritur, u ndërpre pak para fundit të raundit të parë, pas një “shpimi” aksidental nga Gane në të dy sytë e Aspinall, i cili u pamundësua ta vazhdojë luftën.
Aspinall, në pamundësi që të shikontë të paktën me njërin sy, nuk mundi ta vazhdonte betejën dhe arbitri pasi konsultoi edhe mjekun, shpalli përballjen “No-Contest” (pa vendim).
Dana White ka konfirmuar se do të planifikohet një revansh i menjëhershëm, sapo Aspinall të shërohet.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.