Nga ky sezon do të nis formati më i ri i kompeticioneve Evropiane në futbollin e femrave, Uefa Womens Europa Cup, që është ekuivalente me garën e Europa League tek meshkujt.
Pas edicioneve shumë të suksesshme të Ligës së Kampionëve te femrat, ky format vije si garë e dytë për avancimin e futbollit të femrave.
Në këtë turne do të garojnë 43 klube gjithsej, i cili do të luhet me fazë të eleminimit me ndeshjet vajtje-ardhje, përfshirë finalen.
12 skuadra do të kualifikohen direkt në këtë kompeticion, me 31 skuadra që do të transferohen nga raundet kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Vllaznia e Partizani kanë mësuar kundërshtarët e raundit të parë, ku skuadra nga Shkodra do të përballet me skuadrën Ukrainase, Fc Kolos Kovalivka, derisa Partizani luan ndaj Spartak Subotica.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.