Një video e veçantë ka zënë vend në faqen zyrtare të UEFA-s në Facebook.
Më saktësisht, bëhet fjalë për golin e Vedat Muriqit, të shënuar ndaj Suedisë në shtator të 2025-tës.
Aksioni nis nga pritja e Aro Muriq dhe driblimi i Albion Rrahmanit drejt te Muriqi, i cili shënoi nga distanca në fitoren 2-0 ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”.
"Dardanët" i pret një nga ndeshjet më të rëndësishme që nga pranimi në UEFA dhe FIFA.
Kombëtarja e Kosovës më 26 mars do të përballet në Bratisllavë me Sllovakinë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.