Punimet në stadiumin "Camp Nou” po zhvillohen me intensitet të lartë, mirepo Barcelona ende nuk ka marrë certifikatën e nevojshme.
Kanë mbetur më pak se tri javë para zhvillimit të ndeshjes së parë në shtëpi ndaj Valencias më 13 ose 14 shtator.
UEFA pritet të inspektojë stadiumin këtë të enjte, pasi Liga e Kampionëve kërkon kushte specifike për zhvillimin e ndeshjeve.
Nëse Camp Nou hapet vetëm në fazën 1A, kapaciteti do të jetë i kufizuar në 27 mijë tifozë dhe Barcelona duhet të njoftojë UEFA-n javën tjetër për stadiumin ku do t’i zhvillojë ndeshjet e grupit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.