Milan i drejtuar nga Massimiliano Allegrit, ka fituar gjashtë pikë deri më tani, pasi janë rikuperuar nga humbja tronditëse në shtëpi kundër Cremoneses në debutimin e tyre sezonal.
Më pas erdhën fitoret ndaj Lecce dhe në shtëpi kundër Bologna, ndërsa ekipi kundështar Udinese, ka fituar shtatë pikë, e mbështetur nga dy fitore jashtë fushe ndaj Interit dhe Pisa, raporton Klankosova.tv.
Pa dyshim trajneri i Udineses, Kosta Runjaić është i vendosur të ngrejë standardin dhe të synojë Evropën, dhe për të vazhduar ëndrrën, i duhet fitorja e tretë rresht.
Udinese ka tri mungesa, por nuk janë lojtarë titullarë, Padelli, Lovric dhe Bayo, ndërsa nga ana tjetër Milan ma mungesa të theksuara, duke nisur nga portieri Meignan, mesfushori Jashari dhe sulmuesi kryesor Leao.
Kështu pritet të luajnë sonte Udinese dhe Milan, ndeshje që fillon nga ora 20.45, dhe transmetohet direkt në ArtSport. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.