Pa veshje dhe pritje zyrtare është paraqitur Kaledonia e Re në Meksikë për ndeshjen e plejofit të Botërorit kundër Xhamajkës.
Në vendin e 150-të në renditjen FIFA, kombëtarja ka mbërritur në Guadalahara pas një udhëtimi prej më shumë se 11 mijë kilometrash nga territori francez përtej detit.
Në stadiumin Akron, Kaledonia e Re do të luajë shansin për të arritur në Kupën e Botës, por për momentin fillimi nuk ka qenë nga më të mirët: futbollistët nuk janë pritur nga askush në aeroport dhe kanë mbërritur pa asnjë veshje zyrtare.
Kaledonia e Re fazën e kualifikimit në Oqeani e përfundoi në vendin e parë me 7 pikë duke mposhtur Ishujt Solomon dhe Papua Guinenë e Re, kurse kishte barazuar ndaj Fixhit. Kaledonia e Re më 27 mars do të përballet me Xhamajkën në orën 04:00. Nëse arrin të eliminojë Xhamajkën, do të jetë Republika Demokratike e Kongos pengesa e fundit drejt ëndrrës së Kupës së Botës, transmeton Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.