Dokumentari “UDHA” me regji të Alessandro Ferrantellit, do të prezantohet sot nga ora 20:30, në Casa del Cinema, Villa Borghese, në Romë. Ky dokumentar, i cili mbart mesazhin “Një gjak, një gjuhë, një besë”, vjen si një udhëtim kulturor e identitar për shqiptarët.
Të pranishëm do të jenë protagonistët e dokumentarit: Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare dhe Arbër Agalliu, profesor dhe studiues, Alessandro Ferrantelli, regjisor i dokumentarit.
Ky aktivitet sjellë në fokus trashëgiminë, historinë dhe rrugëtimin e shqiptarëve.
Ngjarja organizohet nga Illyrian Brains Roma në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.