Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas një përballje dramatike me rivalin e kryeqytetit spanjoll.
Atletico arriti që ta fitojë 1-0 betejën e dytë, duke e neutralizuar triumfin e ndeshjes së parë që Reali e mbylli në favor 2-1.
Epilogun vendimtar kësaj drame ia dhanë penalltitë, njofton Klankosova.tv.
Gjithçka po shkonte mirë për vendasit, por 11-metërshi i realizuar nga sulmuesi, Julian Alvarez, nuk u pranua, meqenëse rrëshqiti duke e prekur topin me dy këmbët.
Gjyqtari nuk e pranoi shënimin!
Oblak e priti penalltinë e Vasquez, por Lorrente goditi shtyllën dhe Real Madridi kaloi në mesin e tetë skuadrave më të mira të kontinentit, ku do të përballet me Arsenalin.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.