Kombëtarja e Kosovës U21 sot do të përballet me atë të Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë duke nisur në orën 13:00, transmeton Klan Kosova.
Gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë Patrik Kolaric, nga Kroacia.
Aktualisht, Kosova U21 renditet në vendin e katër në grupin I me katër pikë, kurse ajo e Bullgarisë gjendet në vendin e tretë me pesë pikë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
K K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.