Lajmet e fundit

“Te ne thuhet se Leif ndërroi jetë, por përvoja ime ishte se ai nuk ka thjesht vdekur, ai është kthyer në shtëpi”, tha ai.Duke përshkruar atë që ai e quan përvojë pranë vdekjes, Gustavson rrëfen pamje që i ngjanin një peizazhi të qetë dhe të bukur natyror, me male, lugina të gjelbra dhe një lumë të kaltër, të cilin e përshkruan si një “parajsë të qetë”. Katër vite pas ngjarjes, ai u rikthye sërish në shërbimin zjarrfikës dhe më pas filloi të ndihmojë persona që kanë kaluar trauma të rënda. Sot ai është edhe folës motivues, duke ndarë përvojën e tij me të tjerët. Duke folur për mësimet e jetës, ai thotë se rëndësia më e madhe është mirësia dhe pranimi i gabimeve.
“Ti nuk je i ndarë nga të tjerët. Kuptimi i jetës është të jesh i mirë, të kërkosh falje kur gabon dhe të zhvillosh talentet e tua. Mendoj se jeta ka të bëjë me gjetjen e dhuratës tënde dhe ndarjen e saj me të tjerët”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.Sipas tij, dashuria dhe zhvillimi personal janë thelbi i ekzistencës, edhe pse tingëllojnë si klishe.