Herën e fundit që ishin parë, kishte ndodhur në dhomat e zhveshjes së Roazhon Park në Rennes, dhe sigurisht nuk kishte pasur përqafime, më 14 shtator ata do të shihen sërish në San Siro.
“Në kaq shumë vite që merrem me futboll, një sherr të tillë nuk e kisha parë kurrë. Kisha Bakolën në tokë me mjekun që përpiqej ta këndellte, ndërkohë që këta ziheshin...”, tregoi disa ditë më parë De Zerbi për përleshjen mes Adrien Rabiot dhe Jonathan Rowe, transmeton Klankosova.tv.
Kalimi i Rabiot te Milani u zyrtarizua dje, teksa disa ditë më parë edhe Rowe u transferua te Bologna. Epo, si në një skenar filmi, me rastin e parë ata do të vihen sërish ballë për ballë: më 14 shtator, ora 20:45, në San Siro. Shaka e kalendarit kjo, gjersa pritet me kuriozitet se si do të sillen në fushë dy lojtarët protagonistë të dhunës sa ishin pjesë e Marseille.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.