Lajmet e fundit

Claire Huxtable, 44 vjeçare nga Sutton Heath, ka humbur 127 kilogramë për vetëm dy vite.
Çdo kush do e cilësonte si një rast suksesi, por nuk mund të thuhet kështu për Huxtable.
Nëna e dy fëmijëve tash është bërë anoreksike, dhe ka vendosur të u tregojë të gjithëve se si jeta e saj ka ndryshuar për të keq, pasi që është bërë thatanike.
Claire kishte vendosur që të humbte peshë për shkak të problemeve që kishte kur udhëtonte me aeroplan dhe për të shkuar për pushime në plazh, pasi që pesha e saj i paraqiste problem shumë të madh në të dyja rastet.
Fillimisht ajo kishte filluar t’i eliminonte ushqimet e yndyrshme, dhe më pas dëshira e saj për të ngrënë ishte venitur.
Ajo ka thënë se sa herë e shikoja vetën në pasqyrë, pa marrë parasysh se sa kilogramë i kisha humbur, prapë se prapë e shihja vetëm një person me mbipeshë.
44 vjeçarja, dëshiron që të përcjellë një mesazh për të gjithë që kanë të njëjtën betejë me mbipeshën sikurse ajo.
Claire ka treguar më shumë rreth përvojës së saj duke thënë se në fillim ndjehej mirë dhe komplimentohej nga të gjithë, kurse më vonë ajo u sëmur nga anoreksia.