Lajmet e fundit

Zjarret e mëdha pyjore vazhdojnë të shkaktojnë situatë kritike në disa vende të Evropës Jugore. Në Spanjë dhe Francë, dhjetëra mijëra banorë kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre, megjithëse autoritetet paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe erërat e forta mund të riaktivizojnë flakët në çdo moment.
Një vatër e re zjarri ka shpërthyer në provincën Muğla të Turqisë, një rajon i njohur turistik ku ndodhen destinacionet Fethiye, Marmaris dhe Bodrum. Si pasojë, një spital dhe disa zona banimi janë evakuuar, ndërsa rreth 200 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Në terren janë angazhuar mbi 700 zjarrfikës, të mbështetur nga pesë avionë zjarrfikës, 18 helikopterë dhe 63 automjete.
Sipas autoriteteve, vetëm në Francë dhe Spanjë mbi 300 000 persona janë evakuuar për shkak të zjarreve, ndërsa rreth 30 000 të tjerë janë këshilluar të strehohen në vend. Në mesin e të prekurve ndodhen edhe shumë turistë që po qëndrojnë në qendra emergjente. Sipërfaqja e djegur ka arritur rreth 42 000 hektarë, ndërsa rreziku i përhapjes së zjarreve mbetet i lartë edhe në Spanjë dhe Portugali. Autoritetet parashikojnë se kushtet e favorshme për përhapjen e flakëve mund të vazhdojnë edhe për të paktën gjashtë ditë të tjera.
/Klankosova.tv