Lajmet e fundit

Manchester City ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Josko Gvardiol deri në verën e vitit 2031.
Mbrojtësi kroat shpërblehet kështu për paraqitjet e tij mbresëlënëse me fanellën e "Qytetarëve", ku është shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës.
24-vjeçari ka vendosur ta vazhdojë aventurën në "Etihad", duke konfirmuar besimin e ndërsjellë mes tij dhe klubit anglez.
Me firmën e re, Gvardiol do të mbetet një nga shtyllat e projektit afatgjatë të Manchester Cityt.