Rapidi i Bukureshtit ka shfaqur interesim për futbollistin e KF Malishevës, Drilon Hazrollaj, raporton PRO TV dhe sport.ro, përcjell Klan Kosova.
Ky medium shkruan që Rapidi duhet t’i derdhë rreth një milion euro në konton e klubit kosovar.
Për momentin, rumunët po e shqyrtojnë propozimin e tyre pasi që edhe kjo është një shumë e konsiderueshme për ta.
Duket se Albion Rrahmani u ka lënë shije të mirë atyre për talentin kosovar, pasi që shkëlqimi i tij te Rapidi e kishte dërguar te Sparta e Pragës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.