Barcelona sonte është shpallur kampione e La Ligas, pas fitores ndaj Espanyolit me rezultat 0:2.
Golat e ndeshjes i realizuan Lamine Yamal dhe Fermin Lopez.
Yamal ishte protagonist kryesor i kësaj ndeshje duke asistuar edhe në fund të ndeshjes për Lopezin, duke ia siguruar katalunasve titullin e 28-të.
Ekipi i Hansi Flick, e siguroi titullin e La Liga-s dy javë para përfundimit të sezonit, duke i pasur shtatë pikë (85) më tepër se Real Madridit (78).
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.