Lajmet e fundit

Trajneri Cesc Fabregas ka mbajtur premtimin e tij duke u paguar fluturimin dhe akomodimin lojtarëve të Comos për të kaluar një fundjavë në Ibiza.
Kjo pasi ata siguruan inkuadrimin në Serie A, pas një kohe të gjatë.
Këtë e ka bërë të ditur sulmuesi Patrick Cutrone, i cili ka publikuar një fotografi në rrjetin e tij social në Instagram.
Cutrone gjithashtu falënderoi ish-mesfushorin për këtë dhuratë.
Como nuk ka luajtur në Serie A që nga sezoni 2002-03.
