Alex Jimenez gjithnjë e më afër lamtumirës nga Milani në drejtim të Bournemouth.
Siç është raportuar tashmë, drejtori sportiv i "The Cherries", ish-drejtuesi i Romës, Tiago Pinto, e ka identifikuar spanjollin si përforcim për ekipin.
Jimenez nuk u ftua nga Massimiliano Allegri për sfidën e së premtes kundër Lecces pasi përveç merkatos, spanjolli është vonuar disa herë në stërvitje.
Lojtari i lindur në vitin 2005 është në merkato dhe është në kërkim të vendit më të mirë për të vazhduar karrierën.
Për të ka interes nga Como, Roma dhe pikërisht Bournemouth, që është më përpara se kundërshtarët.
Negociatat janë duke vazhduar mes Jimenez dhe klubit anglez, me palët gjithnjë e më pranë gjetjes së marrëveshjes për shifrat përfundimtare.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.