Gjermania U21 e ka prekur finalen e Kampionatit Evropian me golat e dy futbollistëve shqiptar, Brajan Gruda dhe Nelson Weiper
Gruda realizoi në ndeshjen gjysmëfinale, në fitoren 3:0 kundër Francës.
21 vjeçari hyri në lojë në 19 minutat e fundit, derisa shënoi golin e tretë për Gjermaninë, në fundin e takimit.
Gol në këtë takim realizoi edhe Weiper, i cili e ka nënën shqiptare.
Ai shënoi golin e parë për kombëtaren e Gjermanisë, në minutën e 8-të.
Futbollisti me prejardhje shqiptare, ditë më parë e ka konfirmuar se është kontaktuar nga FSHF-ja, që të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë.
20-vjeçari është aktualisht lojtar i skuadrës gjermane Mainz, ku sezonin e fundit shënoi tre gola në Bundesligë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.