Tyson Fury është pezulluar nga boksi pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk, shkruan Marca, përcjell Klankosova.tv
35-vjeçari humbi titullin e tij botëror në WBC ndaj Usyk në Riad.
Pas meçit është zbuluar se Komisioni i Boksit të Emirateve të Bashkuara Arabe i dha atij një pezullim mjekësor njëjavor, që do të thoshte se ai nuk do të lejohej të luftonte deri në këtë fundjavë.
Usyk pas meçit u desh të dërgohej në spital për shkak të frikës se ka thyer nofullën dhe të njëjtit nuk i lejohet të garojë deri më 2 qershor.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.