Autoritetet turke kanë ndaluar nëntë gazetarë që po mbulonin protestat kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, gjë që është bërë e ditur nga Unioni i Gazetarëve të Turqisë, ndërkaq arsyet e ndalimit të gazetarëve nuk janë dhënë ende
Arrestimi i Imamoglut ka shkaktuar protesta të mëdha në Turqi, pas një vendimi të gjykatës që e urdhëroi të qëndrojë në burg deri në gjykimin për akuzat për korrupsion. Ky rast ka nxitur disa ditë protestash në të gjithë vendin, shumica e tyre paqësore, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Partia opozitare CHP ka thirrur protesta kundër vendimit të gjykatës, duke e cilësuar atë si të politizuar. Ndërkohë, qeveria mohon se hetimet janë të motivuara politikisht dhe thekson se gjykatat janë të pavarura.
Imamoglu ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur ato "shpifje të papërfytyrueshme", dhe ka bërë thirrje për protesta. Lideri i CHP-së, Ozgur ozel, tha se protestat do të vazhdojnë deri në lirimin e Imamoglut.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.