Federata e Basketbollit e Kosovës edhe këtë vit do të organizojë Turneun Selektiv në 3x3, që njëkohësisht do të jetë turneu i parë i këtij sezoni në 3x3 në Kosovë.
Nga ky turne FBK do të bëjë selektimin e ekipeve kombëtare të meshkujve dhe femrave që do të përfaqësojnë Kosovën në kualifikime për FIBA EUROPE CUP.
Turneu është i hapur dhe FBK i bën thirrje të gjithë lojtarëve, që të paraqiten për të garuar, kurse afati për paraqitje është nga data 1 maj deri më 6 maj në ora 16:00, transmeton Klankosova.tv.
Lojtarë të ekipit fitues do të përfshihen në ekipin kombëtar të Kosovës, kurse kualifikimet për FIBA EUROPE CUP sivjet Kosova i zhvillon në Qipro.
Në rast se kalohen kualifikimet, kombëtarja e Kosovës do të garojë në FIBA EUROPE CUP, që zhvillohet në Graz të Austrisë.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.