Skuadra e Pejës 03 në konkurrencën e femrave ka konfirmuar organizimin e një turneu të fuqishëm ndërkombëtar para-sezonit, ku do të marrin pjesë ekipe prestigjioze nga rajoni dhe Evropa.
Në këtë turne do të garojnë Nyon nga Zvicra, Besiktasi nga Turqia si dhe ZKK Play Off nga Bosnja e Hercegovina, krahas skuadrës vendase Peja 03.
Ndeshjet do të zhvillohen nga 13 deri më 15 shtator, në tri qytete të ndryshme: Rahovec, Pejë dhe Prishtinë, duke sjellë spektakël basketbolli për adhuruesit e sportit në Kosovë.
Ky turne shërben si përgatitje e rëndësishme për skuadrat para fillimit të edicionit të ri garues, ndërsa për Pejën 03 ka një peshë të veçantë, pasi skuadra është në fazën finale të përgatitjeve për të garuar për herë të parë në histori në FIBA Europe Cup, ku do të jetë pjesë e Grupit F. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.