Lajmet e fundit

Në Ohër të Maqëdonisë, sot ka filluar konferenca rajonale e turizmit aventurier “Adventure Next Balkan 2016”.
Në këtë konferencë të organizuar nga Adventure Travel Trade Association (ATTA), po marrin pjesë përfaqësues të medieve dhe të agjencive ndërkombëtare të specializuara për turizëm si dhe përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja Hercegovina, Kroacia, Bullgaria, Mali i zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.
Me mbështetjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë dhe në bashkëpunim me USAID Empoëer projekt, Kosova përfaqësohet në këtë konferencë si shtet partner.
Gjatë ditëve në vijim përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht të KIESA-s, së bashku me tur-operatorë kosovarë do të promovojnë turizmin vendës në përgjithësi si dhe do të zhvillojnë takime B2B me pjesëmarrësit.
Kjo konferencë zgjat deri më 12 maj 2016, transmeton Klan Kosova.