Lajmet e fundit

Kombëtarja e Holandës ka publikuar të enjten listën preliminare për Kampionatin Evropian 2024.
Trajneri i Tulipanëve, Ronald Koeman nuk e ka përfshirë në listën prej 30 lojtarëve yllin e Bolognas, Joshua Zirkzen, Jurrien Timberin dhe Wiefferin.
Prej këtyre futbollistëve të thirrur, katër prej tyre nuk do të udhëtojnë drejt Gjermanisë.
Holanda është në grup me Poloninë, Francën dhe Austrinë.
Ndryshe, Kampionati Evropian do të nis me datën 14 qershor dhe do të zgjas për një muaj të tërë./Klankosova.tv.
