Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, është ftuar për herë të parë tek skuadra e tij e re Juventus.
Trajneri Igor Tudor, e ka përfshirë atë në listën e të ftuarve për ndeshjen e sontme kundër Borussia Dortmundit në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
Kjo ftesë nuk pritej pasi ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet ishte duke ushtruar për të qenë gati për ndeshjen e fundjavës në Serie A.
26 vjeçari do të përfundojë së paku në bankinë, ndërsa pritej rikthimi i tij në kampionat në fundjavë ndaj Veronës.
Ndeshja mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit do të luhet sonte në Torino duke filluar nga ora 21:00.
? ??? ????? ???? for #JuveBVB in the #UCL ⭐️ pic.twitter.com/hBnquG0yYG
— JuventusFC ???? (@juventusfcen) September 16, 2025
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.