Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel është deklaruar pas humbjes ndaj Manchester Cityt, me rezultat 0-3 në Ligën e Kampionëve.
Tuchel paralajmroi Qytetarët se nuk do të dorëzohen pavarësisht rezultatit të thellë në çerekfinalen e parë.
“Nuk do të dorëzohemi, të jemi realist, futbolli është futboll, e kemi një ndeshje në Gjermani. Nuk do të përfundojë deri sa të shkojmë në dush”, u shpreh Tuchel, njofton Klankosova.tv.
Ai tregoi se u ndëshkuan në momentet më të mira.
“E pësuam një gol nga distanca, goli i dytë ishte në një moment kur ishim duke dominuar, ishte një gabim dhe u ndëshkuam brutalisht”.
Trajneri gjerman foli edhe për mbrojtësin francez Upamecanon, i cili bëri disa gabime gjatë kësaj ndeshje.
“Kjo ndeshje është në nivelin më të lartë, ky është një gabim, që nuk duhet të ndodhë në këtë nivel, fatkeqësisht në disa momente mori vendime të rrezikshme dhe janë disa gabime që ai do të mësohet”.
“Të duhet fat paksa për me pasë sukses ndaj Cityt, dhe nuk patëm fat në momentet më të mira”.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.