Kombëtarja e Shqipërisë ka udhëtuar për në Londër ku nesër në “Wembley” do të përballet me Anglinë për kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Lidhur me këtë ndeshje tejet speciale, detaje nga dhoma e konferencës, ka dhënë gazetari Arlind Sadiku, transmeton Klankosova.tv.
“Kombëtarja është duke zhvilluar stërvitjet e fundit para ndeshjes me Anglinë, është ndeshja hapëse. Kishte qenë gati para katër vjetëve këtu. Për herë të fundit, Anglia në Wembley kishte luajtur një ndeshje të eliminatorëve të Kampionatit Botërorë, pikërisht kundër Shqipërisë, të cilën e kishte fituar 5:0, megjithatë edhe nesër do të jetë një ndeshje speciale, sepse do të jetë e para për trajnerin Thomas Tuchel, i cili sot bëri thirrje në konferencën për media që të ndryshohet mentaliteti i anglezëve, të mos luajnë për t’iu shmangur humbjes, por për të fituar”, tha Sadiku.
Sadiku tregoi edhe për pritshmëritë e trajnerit Sylvinho në këtë ballafaqim.
“Sylvinho dhe Gjimshiti ishin po ashtu në konferencë, ku u theksua se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, dhe e cilësoi Anglinë si kombëtaren më të vështirë në grup, por me përkrahjen e shqiptarëve mund të ia dalin, sepse ëndrrat mund të realizohen, dhe këtë e kanë treguar edhe në Kampionatin Evropian”.
Priten që të pranishëm të jenë 20 mijë shqiptarë, rreth 5 mijë janë në sektorin e mysafirëve, megjithëse shumë kanë blerë bileta në pjesët tjera të stadiumit.
https://www.youtube.com/watch?v=YvQc-JHobnE
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.