Basketbollisti i Trepçës, Jordy Tshimanga, dyshohet se është testuar pozitiv gjatë kontrollit të dopingut.
Kështu të paktën raporton AsistiOnline.com duke u bazuar në burimet e tyre.
Klankosova.tv ka kontaktuar kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, i cili tha se në momentin që kanë ndonjë informatë zyrtare do të marrin masa.
“Nuk kemi asnjë informatë zyrtare për këtë çështje në federatë. Në momentin që të kemi do të marrim të gjitha masat e duhura”, u shpreh Fetahu për Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.