Instituti Albanologjik në Prishtinë, gjegjësisht Dega e Letërsisë, organizon sot tryezën shkencore “Bajram Kransiqi, 35-vjetori i vdekjes”, në shenjë nderimi, kujtese dhe mirënjohjeje intelektuale për njërin nga kritikët dhe studiuesit më të rëndësishëm të letërsisë shqipe, Dr. Bajram Krasniqi.
Në kuadër të kësaj tryeze do të përurohet edhe libri studimor monografik “Veprimtaria shkencore e Dr. Bajram Krasniqit” nga Hysen Matoshi.
Me kumtimet dhe paraqitjet e tyre do të parsqiten studiuesit e letërsisë shqipe, si Hysen Matoshi, Floresha Dado, Milazim Krasniqi, Sali Bashota, Fadil Grajçevci dhe Adil Olluri.

Ky aktivitet akademik do të mbahet nga ora 11:00, në sallën shkencore të Institutit Albanologjik./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.