Lajmet e fundit

Urinimi në dush mund të jetë një temë e debatueshme në disa familje, por sipas mjekëve, një gjë e tillë parandalon dhe shëron infeksionet fungale në këmbë.
Lidhja e këmbëve me ngjitës
Këpucët ushtarake mund të jenë shumë të parehatshme, kështu që ky trik është krijuar për të ndihmuar në shmangien e fluskave dhe problemeve të ngjashme në këmbë.
Nëse vraponi për periudha të gjata kohore – ju mund të aplikoni të njëjtin trik.
Thjesht vendosni ngjitësin mbi zonat në këmbët tuaja që fërkohen me këpucët tuaja më së shumti.
Lidhni nyje në këpucë
Që këto këpucë të mëdha të mos zgjidhen për periudha të gjata kohore ose që lidhëset të mos largohen nga qendra, lidhni disa nyje në lidhëse - në qendër - për të mos lëvizur, dhe më afër fundit të lidhëseve nëse doni që 'fjongoja' që keni lidhur të qëndrojë pa u prishur.
Në rast se keni një emergjencë, ju mund të përdorni një pecetë (të madhësisë maksimale) që të parandaloni gjakderdhjen nga një plagë.
Thjesht, vendoseni pecetën mbi plagë dhe lidheni me ngjitës.
Ju gjithashtu mund të vendosni pecetat në këpucët tuaja për t’i bërë shputat më të ngrohta dhe për përthithjen më të mirë të djersës.
Ky është një truk shumë i veçantë, kur vjen puna te këpucët ushtarake që shkëlqejnë.
Merrni një sasi të konsiderueshme të shkëlqimit për këpucë (ngjyrë për këpucë) dhe vendoseni në këpucët ose çizmet tuaja dhe lëreni të qëndrojë ashtu për 10-15 minuta.
Më pas, kaloni nëpër zonën ku keni vendosur shkëlqimin ose ngjyrën për këpucë paraprakisht, një çakmak.
Shumë shpejt do të shihni se si këpucët ose çizmet tuaja do të shndërrisin sikur një "diamant".
Për të përfunduar këtë truk, përdorni një leckë të pastër dhe pak të lagur për ta lëmuar sipërfaqen.
Nëse së fundmi keni humbur shumë peshë dhe nuk keni blerë rroba të reja, apo thjesht doni që këmisha ose bluza juaj të qëndrojë nën pantollona pa lëvizur, atëherë përdoreni këtë teknikë të palosjes së këmishës, që përdoret në ushtri.
Si të ndizni zjarrin?
Nëse jeni në kamping, doni të bëni skarë apo doni të ndizni zjarrin për ndonjë arsye emergjente, atëherë ka edhe një zgjidhje shumë efikase dhe të shpejtë.
Aplikoni pak vazelinë mbi një top pambuku dhe ndizeni me çakmak. Pas pak, do të ndizet zjarri.
Arti i rregullimit të shtratit
Për ta rregulluar shtratin, ashtu që të duket shumë bukur, përdoreni këtë teknikë [si në fotografi] që përdoret në ushtri.