Lajmet e fundit

Qindra palestinezë në makina dhe karroca të ngarkuara me dyshekë dhe mallra të tjera filluan të kthehen në Gazën veriore pas tërheqjes - shpesh në skena të shkatërrimit të plotë.
Tërheqja izraelite është në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas të 19 janarit, sipas së cilës deri më tani janë liruar 16 pengje izraelite dhe 566 të burgosur palestinezë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Deri në fund të fazës së parë të armëpushimit pas tre javësh, pritet të jenë liruar 33 pengje dhe 1900 të burgosur. Izraeli thotë se tetë nga 33 janë të vdekur.