Lajmet e fundit

Kandidati republikan për president, Donald Trump mendon se nuk është e përshtatshme që ai të vizitojë Ukrainën.
Zelensky i ka kërkuar Trumpit që ta vizitojë vendin në mënyrë që të mund të dëgjonte idetë e ish-presidentit të ShBA për t'i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, i cili filloi në shkurt 2022.
Fushata e Trump tha sot se nuk kishte pasur asnjë kontakt zyrtar nga Zelensky me ish-presidentin, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk ka pasur asnjë kontakt nga Zelensky. Trump ka thënë publikisht se nuk do të ishte e përshtatshme që ai të shkonte në Ukrainë tani”, thuhet në deklaratë.