Shumë njerëz gjatë kohës së izolimit, si shkak i pandemisë, filluan të vërejnë një paaftësi të papritur për t'u përqendruar, për të kujtuar gjërat dhe për të ndjekur detyrat.
Kjo ka çuar që ata të kenë fenomenin e njohur si “truri pandemik”, thotë Mike Yassa, drejtor i Qendrës për Neurobiologjinë e Mësimit dhe Kujtesës dhe Iniciativën e Trurit UCI.
Barbara Sahakian, një profesoreshë e neuropsikologjisë klinike në Universitetin e Kembrixhit, ka punuar në partneritet me studiuesit e Universitetit Fudan për të vlerësuar efektet e izolimit shoqëror dhe vetmisë, në trurin e njerëzve gjatë pandemisë.
Ajo thotë se ndikimet, nëpër rajone të shumta të trurit, janë "të thella", shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv
Vlen të kujtohet se njerëz të ndryshëm kanë pasur përvoja jashtëzakonisht të ndryshme pandemike.
Megjithatë, mund të ketë të përbashkëta midis këtyre përvojave. Sahakian ka ekzaminuar kategori njerëzish duke filluar nga punëtorë mjekësorë deri te ata që nuk kishin kurrë COVID por që ishin të izoluar.
Këta njerëz raportuan vështirësi me përqendrimin dhe kujtesën. Shumë raportuan gjithashtu simptoma të depresionit.
Lajmi i mirë është se truri ynë është jashtëzakonisht plastik, dhe për këtë arsye është i aftë të riparohet dhe ju mund ta ndihmoni atë.
Djersituni
Ushtrimi rrit neuroplasticitetin - ose përshtatshmërinë e trurit për të përjetuar dhe ndryshuar, e cila mund të ndihmojë në parandalimin e kushteve të ardhshme neurodegjenerative si çmenduria, përveç përshpejtimit të kthimit të trurit tonë nga rrethanat e fundit.
Dëgjoni muzikë
Efthymios Papatzikis, një profesor në Universitetin Metropolitan Oslo që studion neuroshkencën e muzikës, thotë se dëgjimi i muzikës rrit prodhimin e oksitocinës, e cila në përgjithësi kontribuon në ndjenjat e ndjeshmërisë dhe vullnetit të mirë si dhe përmirëson rezistencën njohëse më vonë gjatë jetës.
Lironi kokën
Gjendja shpirtërore dhe funksioni njohës shpesh shkojnë krah për krah. Vetëmendja dhe meditimi kanë qenë të lidhura me përmirësime në të dy frontet, duke lehtësuar stresin dhe duke rritur proceset automatike të njohjes si rikthimi i kujtesës.
klankosova.tv