Lajmet e fundit

“Ai nuk e linte të barte telefon, çka ka çuar herë pas here në këso konflikte”, u shpreh Marku në Klan Kosova.Hiç më pak se disa orë, një vrasje tjetër e rëndë u regjistrua në Laç. Një 40-vjeçar mbeti i vrarë me shtatë plumba në prag të derës së shtëpisë së tij nga një bashkëmoshatar i tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në Kurbin, ndërsa hetimet e zhvilluara nga ekspertët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Kurbin kanë çuar në identifikimin e personit të dyshuar si autor, transmeton Klankosova.tv. Nga verifikimet e kryera rezulton se 40-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë. Ai është dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, ndërsa rezulton me precedent edhe për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, sipas të dhënave të policisë, ai është arrestuar më herët në Belgjikë për vjedhje. Për kapjen e të dyshuarit janë angazhuar edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, ndërsa kontrollet në terren vijojnë.