Sezoni i ri në NBA sapo ka nisur, por jashtë parketit basketbolli amerikan është përfshirë nga një skandal i madh.
Lojtari i Miami Heat, Terry Rozier, dhe trajneri i Portland Trail Blazers, Chauncey Billups, janë arrestuar nga autoritetet federale në kuadër të hetimeve të ndara për aktivitete të paligjshme.
Sipas mediave amerikane, Rozier dyshohet se është përfshirë në një rrjet bastesh sportive të paligjshme, ndërsa Billups po hetohet për lidhje me një operacion pokeri të dyshuar që ka lidhje me strukturat mafioze. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.