FC Ballkani është kampion i ri i Kosovës në grupmoshat U-21 në kuadër të Bon Voyage Superligës së Kosovës.
Fitorja dramatike 2-3 në udhëtim ndaj Prishtinës ka vulosur titullin për të rinjtë suharekas, të cilët tashmë janë shpallur zyrtarisht kampionë të vendit, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë sot, në stadiumin e qytetit, do të zhvillohet ndeshja e fundit kampionale ndaj Ferizajit, e cila nis në orën 12:00.
Pas përfundimit të saj, do të vijë edhe momenti kulminant – ngritja e trofeut nga kampionët e rinj.
Klubi nga Suhareka, ka ftuar të gjithë tifozët dhe qytetarët që të jenë të pranishëm për të festuar këtë arritje historike të gjeneratës së re të Ballkanit./Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.