Të dielën e 1 gushtit vikendi mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme në Art Sport, pasi direkt nga Tel Avivi i Izraelit vjen ndeshja mes fituesëve të Ligue 1 në sezonin e kaluar, Lille dhe fituesëve të Kupës së Francës, Paris Saint Germain.
Kampionët e Lille do synojnë që ta arrijnë për herë të parë në histori fitoren e këtij trofeu kurse “milionerët” e PSG veçse kanë fituar 10 sosh dhe janë skuadra më e suksesëshme franceze në këtë kompeticion.
Trofeu i parë i këtij sezoni të ri në top ligat evropiane festohet në Artmotion, por se a do e fitojnë atë PSG e Neymar dhe Mbappe apo Lille do bëjë edhe një tjetër befasi, këtë gjë e mësojmë në Art Sport 1 të dielen me fillim nga ora 21:00.
LILLE, 11-SHJA E MUNDSHME STARTUESE:
Jardim – Celik, Botman, Djalo, Brdaric – Andre, Sanchez, Yazici – Ikone, Bamba, David
PSG, 11-SHJA E MUNDSHME STARTUESE:
Navas – Hakimi, Kehrer, Diallo, Kurzawa – Wijnaldum, Herrera, Simons – Draxler, Sarabia, Icardi
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.